Zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti sot ka qëndruar në Prekaz për nderë të Epoesë së UÇK-së. Mexhti nga Prekazi u shpreh se nuk është vetëm një fshat por një monument i pavdekshëm i sakrificës dhe lirisë.
“Prekazi nuk është thjesht një fshat i Kosovës, por një monument i pavdekshëm i qëndresës dhe sakrificës për lirinë. Aty ku gjaku u derdh për idealin më të shenjtë, aty ku pushkët nuk heshtën përballë armikut, aty ku një familje e tërë zgjodhi të bëhet kështjellë e pamposhtur, aty qëndron legjenda e familjes Jashari.
Epopeja e UÇK-së, e gdhendur në marsin e përgjakshëm të vitit 1998, ka në zemër të saj heroizmin e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, dhe të familjes së tij.
Në atë pranverë të përgjakur, 56 anëtarë të familjes Jashari ranë dëshmorë, por nga ai gjak u rritën rrënjët e lirisë sonë. Ata nuk humbën, por u përjetësuan në historinë e kombit si simbol i krenarisë dhe i sakrificës. Ata i dhanë UÇK-së jo vetëm një epikë heroike, por edhe një motiv të pashtershëm për fitore.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!” ka shkruar Mexhiti nga Prekazi
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Rezultatet nga matjet e cilësisë së ajrit në Trubarevë
- Taksi digjet gjatë lëvizjes në Mostar, shoferi 37-vjeçar humb jetën
- Zgjerimi i “listës së zezë” me emra të rinj në RMV – Ambasada amerikane në Shkup jep detajet
- Rubin sfidohet nga gjykatësit për rolin e Thaçit: Ne donim që ai të bëhej udhëheqës
- Mashtrime me parkingje, shpërblime për militantë – modeli i kryetarit në ikje Bilall Kasami
- BDI: Mickoski në panik, VLEN drejt shpërbërjes politike
- Disa ditë pas sulmeve të Kurtit, Kryetari i Kushtetueses telefonatë me zyrtarin e lartë të DASH’it
- Përfshirja në delegacionin e Kosovës, Williams: Bukoshi më ftoj në emër të Rugovës për Rambuje
- Aliu: Komisioni po analizon rastet në kardiokirurgji, raporti do të jetë publik
- Rast tragjik në Shtime: U rrokullis dhe e zuri traktori derisa po punonte, vdes një person