Më shumë se 150 të vdekur nga tërmeti në Mianmar

Të paktën 153 persona janë konfirmuar deri më tani të vdekur pas tërmetit të fuqishëm të së premtes me magnitudë 7.7 që goditi Mianmarin e shkatërruar nga lufta dhe shkaktoi kaos në disa pjesë të Tajlandës fqinje.

Viktimat pritet të rriten ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar në ndërtesat e shembura në Mianmar në Tajlandë, thanë zyrtarët.

Në Bangkok, të paktën tetë persona kanë vdekur dhe nëntë janë plagosur kur një ndërtesë e lartë që ishte në ndërtim e sipër u shemb, sipas Policisë Mbretërore Thai. Më shumë se 100 persona janë ende të zhdukur ndërsa ekuipazhet kërkojnë për punëtorët e bllokuar, tha policia.