Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, duke ju drejtuar popullit francez ka folur për sfidat aktuale të sigurisë dhe ekonomike me të cilat po përballet kombi i tij.
Macron tha se ngjarjet e ditëve të fundit kanë tronditur rendin botëror, duke ju referuar përplasjes Trump-Zelensky në Zyrën Ovale.
“Ju me të drejtë jeni të shqetësuar duke pasur parasysh ngjarjet historike që po ndodhin aktualisht. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndryshuar qëndrimin e tyre për luftën në Ukrainë. Të njëjtat Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë të vendosin tarifa doganore në Evropë. Më në fund, kërcënimi terrorist (është kthyer). Po hyjmë në një epokë të re”, u shpreh Macron.
Më tej Presidenti i Francës theksoi se Rusia e ka kthyer tashmë konfliktin në Ukrainë në një konflikt global dhe se kërcënimi rus ‘prek’ të gjithë Evropën.