LSDM: Ushqimi shtrenjtohet, pagat nuk rriten, teksa qeveria shpenzon paratë e qytetarëve për fruta tropikale
“LSDM-ja dënon ashpër marrëveshjen kriminale të Qeverisë Mickoski dhe Ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, ku parkingu i Qendrës Klinike i ndahet kompanisë “Gjoka” nga Shqipëria, me kushtet nënçmuese për shtetin dhe qytetarët”, thonë nga LSDM.
“Qytetarët do të paguajnë 50 den për një orë, e jo 30 den siç ishte deri tani. Ky është kulmi që të barazohen njerëzit që luftojnë me jetën me konsumatorët nëpër shoping-qendra. Pacientët, në mesin e të cilëve edhe të sëmurë nga kanceri dhe sëmundje tjera të rënda, s`kanë zgjidhje – duhet patjetër të vijnë në Qendrën Klinike, kurse Qeveria i shantazhon me çmime të larta parkimi”, reagon opozitarja LSDM.
Sipas tyre, pushteti po shpenzon paratë e qytetarëve, duke jetuar në luks, mirëpo nuk mendon aspak për paga më të larta apo kushte më të mira për qytetarët.
“Derisa qytetarët i numërojnë ditët deri në pagën tjetër, Qeveria numëron llojet e pemëve ekzotike. Papaja, mango, asparagus, ananas – parajsë e tërë tropikale në menynë e funksionarëve të Qeverisë, derisa punëtorët nuk kanë as për nevoja banale jetësore. Njëkohësisht, shporta sindikale për janar 2025 është rritur për 6.089 denarë, ushqimi është shtrenjtuar për mbi 10%, kurse punëtorët mbijetojnë me rroga mizerje”, thonë nga LSDM.
Ata kanë theksuar sërish se qeveria nuk e pranon propozimin e tyre për pagë minimale prej 500 eurove.