LSDM goditet rendi Kushtetues – në vend të reformave Qeveria ndërhyn në Gjyqësor

INTERPELANCA E ANËTARËVE TË KËSHILLIT GJYQËSOR

LSDM-ja opozitare ka reaguar sot përmes nënkryetares Ana Cupevska ndaj veprimeve të fundit të qeverisë aktuale për ndërhyrje në sistemin e gjyësisë në vend. Ajo theksoi se veprimet e Qeverisë të udhëhequr nga kryeministrii Mickoski po shkelin kushtetutën dhe ligjet për të vën një kontroll total mbi organet e drejtësisë.

“Është helm, një helm shumë toksik për parimet dhe vlerat demokratike, sepse përfaqëson një ndëhyrje të hapur dhe dashakeqe në autoritarizëm. Shohim sesi qeveria kërkon me këmbëngulje të çmontojë çdo barrierë institucionale kundër autoritarizmit, përmes procedurave të paligjshme dhe antikushtetuese, shkarkime të dhunshme, përmes demonizimit dhe linçimeve publike të gjyqtarëve dhe prokurorëve” – tha Cupevska.

Ajo shtoi se interpelancat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe ndryshimet e shpejta në prokurori nuk janë për reforma, por për vendosjen e kontrollit partiak mbi drejtësinë.

“Nxitimi në interpelancat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor në këtë mënyrë, në kushtet kur po përgatitet një ligj i ri për këtë organ, nxjerr në pah synimet e vërteta të qeverisë. Synime që nuk lidhen me proceset reformuese por me vendosjen e kontrollit të plotë partiak. Nëse synimi do të ishte për reforma thelbësore, nuk do të ishte shtyrë kështu, si në fuqi ashtu edhe në kundërshtim me ligjin, thotë Ana Çupeska – nënkryetare e LSDM-së.

Cupevska thotë se deklaratat e kryeministri të llojit, për goditjen e drejtësisë në ballë janë të tmerrëshm. Ajo shtoi se nëse nuk rreseptkohen ligjet, gjyqtarët do të punojnë sipas udhëzimeve të Mickoskit.

“Nëse prokurori ndërrohet në këtë mënyrë, pa respektuar ligjet, në radhë do të jenë të gjithë ata që nuk janë të përgatitur të punojnë sipas udhëzimeve të Mickoskit. Në këtë kuptim, deklaratat e kryeministrit në lidhje me gjyqësorin janë të tmerrshme, të paprecedentë dhe nuk mund të vendosen askund, përveçse në rangun e skandaleve deri tek ato tronditëse” – tha Ana Cupevska.

Çupeska ka kërkuar krijimin e një konsensusi kombëtar për reforma të vërteta dhe thelbësore në drejtësi, të cilat duhet të përfshijnë të gjitha palët e interesuara dhe të sigurojnë një proces të drejtpërdrejtë dhe transparent. Ajo ka apeluar që qeveria të ndalojë menjëherë veprimet e saj të kësaj natyre dhe të angazhohet për reforma të qëndrueshme dhe të përputhshme me rekomandimet ndërkombëtare.