Lloga reagon pas shkarkimit të gjeneralëve shqiptarë: Masakër dhe denigrim total i shqiptarëve në ushtri
Në lidhje me uljen e pozitës së dy gjeneralëve shqiptarë në ushtri, Besnik Eminit dhe Lulzim Nuredinit, të cilët u shkarkuan nga detyrat e tyre, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga. Sipas Llogës, ajo që ka ndodhur sot është një masakër dhe denigrim total i shqiptarëve në ushtëri.
Postimi i plotë i ish-ministrit Krenar Lloga:
Pas deshqiptarizimit të Agjencionit për Zbulim – ku tashmë as Drejtori, ashtu edhe Zëvendësi nuk janë shqiptarë –, pas deshqiptarizimit të Agjensionit të Sigurisë Kombëtare – ku tashmë as Drejtori, ashtu edhe Zëvendësi nuk janë shqiptarë, dhe pas deshqiptarizimit të Shërbimit Ushtarak të Zbulimit dhe Sigurisë – ku tashmë as Drejtori ose ndonjë nga tre ndihmësit nuk është shqiptar –, si dhe pasi shmangu rradhën për emërim të një gjenerali shqiptar në krye të ARM-së, sot Presidentja – që s’VLEN – dha goditjen e rëndë shqiptareve në Armatën e Amaqedonisë, duke iu degaduar ato.
Gjeneral Besnik Emini, nga pozita e Komandantit të Komandës së Operacioneve (nga kjo pozitë, drejtpërdrejt komandonte rreth 80% të ushtrisë), ndërrohet, degradohet dhe deningrohet, duke u vendosur në një pozitë administrative në Ministrinë e Mbrojtjes.
Katër pozita janë realisht të rëndësishme në ushtri:
• Shefi i Shtatmadhorisë,
• Komandanti i Komandës së Operacioneve,
• Komandanti i Brigadës së Parë,
• Dhe Drejtori i Shtatmadhorisë.
Për të mbuluar këtë masakër, vendosën Lulzim Nuredinin, gjeneral, në pozitën e Komandantit të Komandës për Trajnim dhe Doktrinë (një pozitë jo të rëndësishme).
Ajo që ka ndodhur sot është një masaker dhe një denigërim total i shqiptarëve në ushtri.