Gjatë 24 orëve të fundit, ekipet e NP “Higjiena Komunale”- Shkup kanë larguar përafërsisht 70 metra kub mbetje nga deponitë e egra të vendosura në komunat Kisella Vodë, Qendër dhe Gjorçe Petrov të Shkupit.
Në komunën Kisella Vodë janë realizuar aktivitete në rugën „Hristo Tatarçev”, në afërsi të sallës sportive Rasadnik, ku janë ngritur 30 metra kub mbetje të vëllimshme të hedhura në sipërfaqe me bar, ndërsa në rrugën “Divizioni 50” në komunën Qendër janë larguar 20 metra kub kryesisht mbetje të përziera komunale të hedhura në sipërfaqe të trafikut.
Është intervenuar edhe në rrugën “Boris Sarafov” në komunën Gjorçe Petrov të Shkupit, ku janë pastruar 20 metra kub mbetje të vëllimshme dhe mbetje nga paketimet e kartonit të hedhura në mënyrë të paligjshme.
“Njëkohësisht, Eko – patrulla pranë NP “Higjiena Komunale”- Shkup gjatë ditës së djeshme zbatoi kujdestari intervenuese në komunën Gjorçe Petrov, gjatë së cilës janë kryer biseda edukative me rreth njëzet qytetarë të kapur gjatë hedhjes së mbetjes në mënyrë të paligjshme”, thuhet në kumtesë.