Lamine Yamal do ta mbajë Ramazanin edhe gjatë kohës me ekipin kombëtar

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal do të mbajë Ramazanin apo do të agjërojë edhe gjatë ndeshjeve të Kombëtares së Spanjës në muajin mars.

Nga data 1 deri më 29 mars 2025 do të mbahet muaji shenjtë i Ramazanit për besimtarët myslimanë.

Në datat 20 dhe 23 mars, kombëtarja spanjolle do të luajë kundër Holandës në çerekfinale të Ligës së Kombeve.

Sipas gazetës Marca, sulmuesi anësor i Barcelonë dhe lojtari i Spanjës, Lamine Yamal, ka vendosur të agjërojë edhe në këto data.

Kombëtarja Spanjolle po përballet për herë të parë me këtë situatë: Ramazani i vitit 2024 përkoi edhe me ndeshjet ndërkombëtare, por në atë kohë Yamal nuk e mbajti agjërimin.

Në të kaluarën, në skuadrën spanjolle ka pasur lojtarë që kanë respektuar Ramazanin, si Adama Traore dhe Ansu Fati, të cilët janë pjesë e bashkësisë islame.

Por në të dyja rastet, asnjë nga ndeshjet e tij me Spanjën nuk përkoi me muajin e Ramazanin.