Lajmi i fundit/ Arrestohen 3 kryetarët e fundit të Koçanit

Policia para pak kohësh ka arrestuar dy ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, Ratko Dimitrovski nga VMRO-DPMNE, Nikolço Iliev nga LSDM dhe Ljupço Papazov, po ashtu nga VMRO-DPMNE, i cili dha dorëheqje pas tragjedisë në Koçan.

Ende nuk ka detaje të sakta, por kryetarët e komunave janë ndaluar për shkak të tragjedisë që ndodhi në Koçan më 16 mars 2025, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën rreth 200.

Diskoteka fatale “Puls” funksiononte që nga viti 2012, në mandatin e Ratko Dimitrovskit dhe ishte e hapur deri në natën fatale.

Aksionin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Publike.

Një aksion i ekipeve policore është duke u zhvilluar, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike të Koçanit, lidhur me procedurën e zjarrit në klubin “Pulse”. Operacioni për ndalimin e personave të dyshuar për përfshirje do të zgjasë gjatë gjithë natës, ndërsa prokuroria do të njoftojë më shumë pas përfundimit të operacionit nesër, njoftoi Prokuroria Publike.

Ndryshe, gjatë lajmeve të sotme portali Plusinfo ka raportuar se Ratko Dimitrovski ka qenë kundër hapjes së diskotekës, e cila megjithatë është hapur gjatë mandatit të tij.

Sot 30 të ndjerë janë varrosur në Koçan, të tjerët janë varrosur në disa qytete të Maqedonisë.