Në vijim është një aksion i ekipeve policore me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike Koçan, në lidhje me procedurën për zjarrin në klubin “Puls”, ku mbetën të vdekur 59 persona dhe dhjetëra të plagosur, mëson TS.
Siç mëson portali TetovaSot dyshohet së është arrestuar kryetari i komunës së Koçanit, Ljupço Papazov.
Aksioni për arrestimin e personave të dyshuar për përfshirje do të zgjasë gjatë gjithë natës, dhe më shumë informacion do të njoftohet nga prokuroria pas përfundimit të aksionit gjatë ditës së nesërme.
Ende nuk ka detaje të sakta, por kryetari i komunës është ndaluar për shkak të tragjedisë që ndodhi në Koçan më 16 mars 2025, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën rreth 200./TS