Larg 61 mandateve per te formuar shumicen qeverisese dhe ne kerkim te subjekteve politike tek te cilat mund te gjej numrat, nenkryetari i Levizjes Vetevendosje Glauk Konjufca ka deklaruar se partia e tij synon ta formoje qeverine e re me mbeshtetjen e partive joserbe.
“Siç e keni parë, Qeveria Kurti 2 u formua në bashkëpunim me minoritetet joserbe. Ky është qëllimi ynë sepse ka pasur ndikim pozitiv në Kosovë, duke parandaluar Listën Serbe, që operon nën ndikimin e Beogradit, që të ketë pushtet vendimtar, siç kishte në qeveritë paraprake.”
Gjithsesi, edhe nga bashkepunimi me partite joserbe LVV nuk arrin ta plotesoj kuoten per shumicen ne parlament.
Kjo pasi partite pakice joserbe kane 10 mandate dhe se bashku me 48 te fituarat nga Vetevendosja, sigurojne vetem 58 deputete ne parlamentin me 120 vende.
Ne kete rast ne diskutim eshte Ministri per Kthim dhe Komunitete Nenad Rashiq, i cili ka fituar nje mandate dhe eshte ndare tashme nga Lista Serbe.
Perseri shumica nuk formohet.
Zyrtarisht Vetevendosje e Albin Kurtit qe ka humbur rreth 10 perqind te mbeshtetjes nga zgjedhjet e kaluara dhe po kerkon te rinumeroj votat me poste, ku rezultati ishte larg pritshmeri, gjendet ne udhekryq.
Ende te paqarte per bashkepuntoret, Konjufca shtoj se ka pak të ngjarë që LVV-ja të bashkëpunojë me partitë që aktualisht janë në opozitë.
“Nëse do të jetë e nevojshme ne do të takohemi si udhëheqës dhe të vendosim për hapat e ardhshëm, por sa u përket partive opozitare, ato kanë ndërmarrë një qëndrim pengues. Sulmet ndaj LVV-së kanë qenë agresive dhe mendoj se këto zgjedhje ishin jo te drejta, me akuza jo te drejta dhe me goditje të ulëta”
Konjufca i beri keto deklarata per institutin dhe median online me seli ne Itali Osservatorio Balcani e Caucaso Transeuropa.
Subjektet opozitare Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë shprehur kundër bashkëpunimit me LVV-në e Kurtit. Por, kreu i Nismës – parti që garoi në koalicion me AAK-në Fatmir Limaj, ka deklaruar se nuk ka “vija të kuqe” sa u përket koalicioneve të mundshme, qoftë me LVV-në, qoftë me partitë aktuale në opozitë.
Procesi i numerimit te votave ne Kosove dhe atyre te diaspores ka perfunduar, por vetem pas përfundimit të trajtimit të ankesave, KQZ-së do t’i hapej rruga për certifikimin e rezultateve zgjedhore.