Kurti pas fitores së Kosovës: Përgëzime, urime e gëzuar për shumë fitore tjera dhe suksese që na presin

Kosova për herë të parë do të luajë në Ligën B të Ligës së Kombeve. Kalimin në Ligën B, që është niveli i dytë i Ligës së Kombeve, “Dardanët” e siguruan të dielën mbrëma në Murcia të Spanjës.

Pas ndeshjes ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës. Albin Kurti, i cili e ka uruar ekipin kosovar për fitoren.

“Pesë gola në dy ndeshje kundër Islandës, tre të Vedat Muriqit, që ngrisin Kosovën në Grupin B të UEFA Ligës së Kombeve, e neve të gjithëve na mbushin me krenari për paraqitjen e lojtarëve tanë dhe rezultatin e arritur”.

“Përgëzime për lojën, urime e gëzuar për shumë fitore tjera dhe suksese që na presin”, ka shkruar Kurti.