Kryqi i Kuq: Deri më tani janë mbledhur 43.149.360,00 denarë

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë ishte pjesë e organizimit të varrimit të personave që humbën jetën tragjikisht nga zjarri në Koçan.
Gjithsej 165 vullnetarë u angazhuan për të vepruar si ekipe të ndihmës së parë dhe mbështetjes psikologjike, ngritën pika kontrolli dhe mbështetje logjistike në të gjitha lokacionet ku u mbajtën funeralet dhe siguruan pajisje funerale dhe transport për të ndjerin.

Kryqi i Kuq i RMV-së është në kontakt me shoqatat kombëtare partnere nga vendet ku të lënduarit nga zjarri janë shtruar në spital, duke ofruar mbështetje për familjet e të lënduarve. Mbështetje e veçantë është ofruar nga organizatat e Kryqit të Kuq të Serbisë, Bullgarisë, Sllovenisë dhe Greqisë.

“Falënderojmë të gjithë ata që dhuruan dhe ju njoftojmë se jemi në fazën përgatitore për pagesën fillestare të mjeteve të grumbulluara për nevojat më urgjente të destinuara për viktimat e zjarrit në Koçan.

Deri më tani janë mbledhur 43.149.360,00 denarë. Ju bëjmë thirrje të gjithëve që të vazhdojmë të tregojmë humanizëm dhe solidaritet për viktimat e zjarrit në Koçan”, thonë nga Kryqi i Kuq.