KQZ sot në ora 16:00 shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të filloj mbledhjen sot në orën 16:00 për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt në Kosovë.

Orën e këtij takimi e ka konfirmuar për tëvë1.info, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

LEXO EDHE:
Protestat, pezullohet transporti publik në Beograd
“Ju njoftoj se sot (e shtunë, 15 mars 2025, ora 16:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025”, ka thënë Elezi.