KQZ pezullon dy parti politike, nuk dorëzuan raportin financiar të vitit 2024, u jep 15 ditë afat shtesë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pezulloi dy partitë politike, Partia Republikane për Ndryshime dhe Shpresa Demokrate.
Këto dy parti politike, sipas njoftimit nga KQZ u pezulluan pasi deri më 1 mars nuk dorwzuan raportin financiar të vitit 2024.
LEXO EDHE:
Berisha: Edi Rama gënjeshtari më i madh. Qeverisja e Aleancës për Shqipërinë Madhështore do të integrojë vendin në BE, me meritë
Afati i fundit për dorëzimin e këtij raporti ishte 1 marsi, por partitë politike nuk i dorëzuan në KQZ as pas 15 ditësh afat shtesë.
Me vendimin për pezullim, këtyre partive u është dhënë edhe një afat shtesë prej 15 ditësh për dorëzimin e raportit të tyre dhe nëse kjo nuk ndodhë, vendimi i radhës i KQZ-së pritet të jetë çregjistrimi i këtyre partive politike.