Përfaqësuesja e Kosovës do t’i bëjë konak Islandës sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në duelin e parë të “play-off”-it të Ligës së Kombeve.
Takimi nis në ora 20:45, me ekipin e drejtuar nga Franco Foda që kërkon një rezultat pozitiv përpara sfidës vendimtare në Spanjë.
Ekipi që do të dalë më i suksesshëm nga ky duel i dyfishtë do të luajë në Ligën B, ndërsa skuadra humbëse do të zbresë në Ligën C në edicionin e ardhshëm, njofton Klankosova.tv.
Kosova synon të shfrytëzojë përparësinë e fushës dhe përkrahjen e tifozëve, të cilët kanë siguruar të gjitha biletat, duke garantuar një atmosferë të zjarrtë në “Fadil Vokrri”.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të dielën në Murcia të Spanjës, ku do të vendoset përfundimisht fati i këtij përballjeje.