Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore të madhe në ndeshjen e dytë ndaj Islandës, në kuadër të play-offit për Ligën B të Ligës së Kombeve.
“Drdanët” kanë siguruar kalimin në Ligën B të këtij kompeticioni, pasi e mposhti Islandën 5-2 në dy ndeshje.
Ndeshjen e parë, Kosova e kishte fituar 2-1 në Prishtinë, derisa të dytën e fitoi 3-1 sonte në Spanjë.
Ishte Vedat Muriqi, lojtari më i mirë i ndeshjes, i cili me tregolëshin e tij siguroi fitoren e Kosovës.
Fillimisht, golin e parë në ndeshje e shënoi Islanda me anë të Oskarsson në minutën e dytë të ndeshjes pas një hutie në mbrojtjen e Kosovës.
Muriqi pastaj shënoi dy gola për 10 minuta, në minutën e 36-të dhe të 47-të të pjesës së parë.
I njëjti golashënues ishte edhe në golin e tretë, në minutën e 79-të, për të siguruar fitoren e madhe të Kosovës në Spanjë.
Nga edicioni i ardhshëm i Ligës së Kombeve, Kosova do të luajë në Ligën B.
Herën e kaluar kishte konkurruar në Ligën C, duke dalë e dyta në një grup me Rumaninë, Lituaninë e Qipron.
Ndeshjen e ardhshme, Kosova do ta luajë në qershor, në kuadër të miqësores ndaj Armenisë.