Kërkohet paraburgim për shkupjanin, është i dyshuar për vjedhjen e 10.100 € në një këmbimore

Prokuroria kërkon paraburgim për një 44-vjeçar nga Shkupi, i cili dyshohet se më 20 mars të këtij viti, vodhi mbi 10 mijë euro nga një këmbimore në Shkup. Sipas Prokurorisë, i dyshuari më herët ka qenë i dënuar, ndërsa për të ka procedura të hapura edhe për vepra të tjera penale.

“Më 20 mars, i dyshuari ka vjedhur gjithsej 10.100 euro nga një këmbimore në rrugën “Arqipeshkvi Angelarij”. Ai ka shfrytëzuar momentin kur punonjësi i këmbimores, për shkak të angazhimit në punë, ka dalë për një kohë të shkurtër jashtë, kështu që i dyshuari ka hyrë në këmbimore, ka marrë paratë nga arka dhe është larguar menjëherë nga vendi. Ai u gjet dhe u arrestua shpejt”, thonë mes tjerash nga Prokuroria.