Kërkohet paraburgim për Bleon Dibranin, të dyshuarin për vrasjen në Vushtrri

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për Bleon Dibranin, të dyshuari për vrasjen në Vushtrri.

Në njoftimin e prokurorisë bëhet e ditur se seanca për caktimin e paraburgimit të tij do të mbahet pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë, përcjell Klankosova.tv.

“I pandehuri B.D., me datë 23 mars 2025 rreth orës 20:30 minuta në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, me dashje e privon nga jeta viktimën me iniciale A.Z., ashtu që me armën e zjarrit tip pistoletë, e gjuan dhe e godet së paku tri (3) herë në trup, ku viktima si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit ndërron jetë në Repartin e Emergjencës në Spitalin e Vushtrrisë”.

“I pandehuri gjatë marrjes në pyetje e ka pranuar kryerjen e veprës penale. Seanca për caktimin e paraburgimit për të pandehurin do të mbahet pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë”, thuhet tutje në njoftim,