Karkalecat dhe salmonët përplasin LSDM-në dhe VMRO-në

LSDM-ja opozitare akuzon pushtetin se zyrtarët e saj ushqehen me ushqime luksoze si salmon e karkaleca, kurse qytetarët me kore të thatë buke. Në reagimin e tyre, LSDM thotë se rrogat nuk mjaftojnë as për ushqimet elementare, kurse zyrtarët e qeverisë së Hristijan Mickoskit po ushqehen me ushqime luksoze.

LSDM

“Përderisa mijëra familje në Maqedoni mezi ia dalin mbanë, ndërkohë që rrogat nuk mjaftojnë as për ushqimet elementare, zyrtarët e qeverisë së Hristijan Mickoskit po ushqehen me ushqime luksoze që qytetari i zakonshëm as që mund ta ëndërrojë. Tavolinat e tyre tani përfshijnë salmon, karkaleca, oktapod, gaforre, biftek”.

Këtë akuzë të LSDM-së, VMRO-ja e quan gënjeshtër. Ndërsa i përgjigjet me kundërakuzë. Thonë se ish kryeministri nga radhët e tyre Zoran Zaev, po ndërton banesa në Dubai, ndërsa kryetari aktual Venko Filipçe, me para të vjedhura ka ngrënë karkaleca dhe salmon.

VMRO

Është lajm i rremë se qeveritarët kanë ngrënë karkaleca dhe salmon, sepse është bërë e qartë se kjo ishte një marrëveshje kornizë për prokurimin e ushqimeve, të cilat prokurohen nëse nevojiten për delegacionet që vijnë për vizitë, dhe jo se ushqim i tillë është prokuruar realisht”.

Ndërsa i kujtojnë LSDM-së se ky është i njejti prokurim publik të cilin e ka bërë edhe Filipçe kur ka qenë në krye të Qeverisë.

Emine Ismaili /SHENJA/