Kapiten Gjimshiti: Kemi një ëndërr, duam ta bëjmë realitet

Berat Gjimshiti, kapiten i skuadrës shqiptare, foli i parë në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes me Anglinë.

Si është atmosfera?

LEXO EDHE:
Historike, për herë të parë një grua zgjidhet presidente e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar
Kemi një atmosferë të mirë dhe fryme të re, pasi ka lojtarë të rinj çdo futbollit po jep gjithçka në fushë për një objektiv që nuk e kemi arritur kurrë, kjo besoj është e rëndësishme.

Besoni se mund ta arrini këtë objektiv?

Të them të drejtën, thonë që ëndrrat nuk janë të vërteta, por edhe mund të realizohen. Jemi kualifikuar dy herë në Europian. Nuk fshihem nga fakti që jemi kombëtare më e vogël se Anglia.

Duke parë forcën e kundërshtarit, jeni përgatitur për ta përballuar?

Forca e Anglisë, dihet, nuk mund të flasim individualisht për ta, i shohim çdo fundjavë. Jemi përgatitur mirë, trajneri na ka dhënë detyrat dhe ne duhet të japim gjithçka në fushë. Kanë qenë pak ditë në dispozicion, por jemi përgatitur shumë mirë, të shohim nesër.

Keni barrën kryesore për të mbajtur Harry Kane, mendoni se do t’ia dilni?

Individualisht nuk duhet të flasim shumë, jo vetëm Gjimshiti por i gjithë ekipi ka një punë shumë të vështirë. Duhet t’i ndalim si ekip, nuk do të jenë duele individuale por skuadrash.

Keni luajtur për Atalantën dhe kundër ekipeve më të mëdha, sa mund ta përballësh Bellinghamin?

Është lojtar fantastik, talent i rrallë. Mund të bëhet më i miri në botë, për atë që kam parë në dy ndeshje kundër tij.

Anglia është favorite për ta fituar ndeshjen, mendon se mund të përfitoni nga ndonjë nënvlerësim i saj.

Besoj që Anglia jo vetëm kundër nesh por kundër shumë skuadrave të tjera është e favorizuar. Nuk besoj që Anglia do të na nënvlerësojë, ata e dinë që ne kemi bërë disa gjëra të mira, nuk pres nënvlerësim nga ana e tyre.

Si i sheh e Shqipërisë shanset në grup?

Besoj që është herët të flasësh për shanset, me kalimin e kohës ndoshta pas katër ndeshjes mund ta përcaktojmë më mirë. Ne nuk do të futemi në fushë me mendimin që s’mund të kualifikohemi.