Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin me iniciale S. K., 51 vjeç, pasi ka kanosur për jetën djalin e tij, shtetasin Xh. K., përmes mesazheve telefonike. Ngjarja u bë e njohur pas denoncimit nga djali në fjalë teksa ka deklaruar kanosjet e tij nga babai.
Specialistët e Stacionit të Policisë Manzë, pas konstatimit të rastit, organizuan punën për kapjen dhe ndalimin e 51-vjeçarit. Si rezultat, S. K. u arrestua dhe u vu në pranga për veprën penale “Dhuna në familje”.