Kallëzim penal ndaj një personi nga Shkupi/ Voziti 104 km/h në zonën ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 km në orë
Policia kapi një shofer i cili lëvizte me shpejtësi 104 kilometra në orë në Bulevardin Aleksandar Makedonski pa patentë shoferi. Ndaj tij do të ngrihen kallëzim penal.
“Sot (22.03.2025), në orën 12:48, punonjësit e policisë nga Departamenti për Sigurinë në Trafikun Rrugor pranë SPB Shkup ndaluan një automjet pasagjerësh “Volkswagen Golf”, i drejtuar nga M.E. pasi ai po drejtonte automjetin me shpejtësi 104 km/orë në një zonë të banuar ku shpejtësia e lejuar është 50 km/orë. Përveç kësaj, M.E. po drejtonte automjetin pa patentë shoferi të vlefshme. Kundër tij do të ngritet një kallëzim penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit motorik”.