Jon Frçkoski dorëhiqet nga funksioni në parti pas akuzave se ka përdorur kokainë

Drejtori i Qendrës për Kërkime dhe Analiza në LSDM, Jon Frçkoski, ka njoftuar se po tërhiqet nga funksioni i tij në parti pas akuzave nga VMRO-DPMNE se është parë duke përdorur kokainë dhe thirrjes për të kryer një test publik për substanca psikotrope.

“Është e ulët dhe çnjerëzore të devijohet vëmendja e publikut nga mënyra katastrofike në të cilën po zhvillohet hetimi për tragjedinë në Koçan, ku humbën jetën 59 njerëz. Kjo flet shumë për DPMNE-në, por unë nuk do të lejoj të bëhem mish për linçim publik. Nuk krenohem me gabimet e së kaluarës dhe dobësitë e rinisë, por ato nuk do të jenë një barrë për LSDM-në, partinë që po zbardh të gjitha krimet e DPMNE-së.

Për arsye morale, tërhiqem nga pozita e Drejtorit të Qendrës për Kërkime dhe Analiza të LSDM-së.

Faleminderit familjes dhe miqve për mbështetjen në këtë fushatë të ndyrë në të cilën më kanë përfshirë mercenarët e DPMNE-së,” ka shkruar Frçkoski