Ish zv ministri Jajaga e fton në debat Ismailin: Eja ti përballim faktet e të diskutojme pa doreza

Ish zëvendës ministri i Mbrojtjes Tiron Jajaga ka reaguar ndaj intervistës së zëvendës ministres aktuale të Mbrojtjes, Elfete Ismaili ps deklaratave të saja dhënë mbrëmë në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia.

Ismaili tha se në Armatë tashmë ka tre gjeneralë shqiptarë, teksa numri i përfaqësimit etnik ka shënuar rritje.

Për këto deklarata, Jajaga e ka ftuar Ismailin në një debat dhe t’i përballin faktet.

Reagimi i plotë:

E nderuar znj. Ismaili, e ndoqa emisionin ne TV Klan Macedonia Television dhe me pergjegjsine dhe kënaqësinë më të madhe ju ftoj ti përballim faktet e të diskutojme hapur pa doreza, per arritjet dhe deshtimet tona dhe tuajat sa i perket shqiptareve ne Ministrine e Mbrojtjes para opinionit.