Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, në zgjedhjet lokale të cilat priten të mbahen në tetor të këtij viti, do të garojë i pavarur.
Informacioni është konfirmuar nga vetë Shabani, i cili përmes një bisede telefonike shkurt i tha televizionit Globi:
“Po, informacioni juaj është i saktë, në zgjedhje lokale do të garojë sërish dhe do të jem kanididat i pavarur. Pres mbështetjen e çdo banori të Komunës së Vrapaçishtit pavarësisht përkatësisë etnike apo politike”, na tha Isen Shabani, kryetar i Komunës së Vrapçishtit.
I pyetur nëse me këtë veprim shkëputet nga Ziadin Sela i cili është në koalicon me Frontin Evropian të udhëhequr nga BDI dhe i bashkangjitet Arben Taravarit, Shabani tha se tash për tash nuk dëshiron të flas asgjë më shumë.
“Tani me ekipin tim në komunë jemi të fokusuar në kreryen e obligimeve që kemi si detyrim në vitin e fundit të mandatit. Më pak politikë, më shumë punë deri në zgjedhje”, theksoi Isen Shabani, kryetar i Komunës së Vrapçishtit.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Spasovski: Qeveria e VMRO-DPMNE-së refuzoi amendamentin për mbështetje financiare të Lidhjes së Luftëtarëve
- Nisin hetimet, si vepruan institucionet serbe për ta lënë të lirë kryeterroristin e Banjskës
- “Telefononi vetëm në raste urgjente”, QMK-ja paralajmëroi për thirrjet e panevojshme në 112
- Publikohet letra që Gazmend Hoxha i dërgoi Kurtit, bashkë me dorëheqjen e tij
- Paga më të larta për pjesëtarët e Ushtrisë dhe të punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes nga 1 janari
- Nisin hetime në Serbi për arsyet që Milan Radoiçiqi nuk u çua në paraburgim
- Rama: Studentët po kërcënohen, kam mesazhe të prindërve që luten për ndihmë
- Mojsoska: VMRO-DPMNE ua numëron kafshatat studentëve, ndërsa shpenzon një milion euro për ngjarje qeveritare
- “Kanë nënshtetësi serbe, mund t’i ikin drejtësisë”, një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte në Istog
- Rasti me operacionet e dyshimta në “Sante Plus”: Nëntë të dyshuarve u konfiskohen dokumentet e udhëtimit dhe u caktohen masa kujdesi