INSTITUCIONET FASADË PO KALBEN NGA BRENDA

Faton Halili

Në këto ditë pikëllimi për të gjithë vendin anembanë thuajse edhe i gjithë rajoni për ngjarjet e fundit në Koçani nxjerrën në dritë si shumë herë tjera se për të jetuar në këtë shtet me institucione dhe sistem fasadë duhet të jesh shumë me fat, çdo ditë, çdo orë, çdo minutë që merr frymë mbi këtë vend të korruptuar, rrënuar e mbi politizuar.
Në këso ngjarjesh dhe ndodhi të dhimbëshme nuk e kam zakon të reagoj dhe si çdo herë të mundohem të shfaqë paknaqësitë kolektive-individuale mirëpo nuk munda të mos i them dy-tri llafe.
Për këtë katrahurë e fatkeqësi të këtij lloji e kam një emër të përgjithëshëm se kush është fajtori të nderuar!?
Kush tjetër se pos ne!!
A nuk i deleguam ndër vite ne populli “më të mirët” nëpër institucione, a nuk i votuam me dhjetëra herë këta të mëdhenjtë e politikës, në fushata elektorale a nuk bëmë kampanja me muzikë e folklor për këta njerëz që të futen në kolltukun e pushtetëshëm e të korruptohen në kurriz të qytetarëve.
Këta jemi ne fajtorët e vërtetë për çdo të keqe që ka filluar të trokas thuajse nëpër çdo lagje e qytet.
Duhet të kemi turp në mënyrë kolektive së paku se mëshirën dhe frikën i kemi lënë në duar të perëndisë prej shumë kohësh.
Kështu katandiset një popull i tërë kur në natën e zgjedhjeve, pjesëmarrja shënon me nga 200-300 mijë vota për këta të pa epurit për pushtet!
Dilni prap mos ngurroni ju të nderuar prap të votoni për parti e lider, tek e fundit e keni të drejtë hyjnore ta shfrytëzoni atë dreq vote, por pastaj ju lutem mos u ankoni e mos qani kur kemi raste të tilla.
Investimi më i mirë për këto 35 vite shtet janë këta institucione ku kalbësirat e sistemit po shfaqen çdo ditë e më shumë.