Iir Meta do të kandidojë në listë të hapur në Qarkun e Tiranës

Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi sonte vendimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për të qenë kandidat për deputet në listën e hapur në Qarkun e Tiranë, të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj.

Ndryshe nga sa është thënë në ditët e fundit, që ka qenë dhe një kërkesë e vetë Partisë së Lirisë, që Ilir Meta do të garonte në Fier.

Këtë të hënë, kryesia e Partisë së Lirisë ka vendosur që Meta të jetë kandidat në listë të hapur në Tiranë.