Iftari i Albin Kurtit me VLEN-in pa zgjidhje!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sonte ka shtruar iftarë për krerët e VLEN-it të Maqedonisë së Veriut. Në këtë takim kanë marrë pjesë të gjithë liderët, Arben Taravari, Bilall Kasami, Izet Mexhiti dhe Zeqirja Ibrahimi.

Siç mëson portali TS, në këtë iftarë është biseduar edhe për ndodhitë e fundit të VLEN-it dhe situatës politike në Maqedoni, por ka përfunduar pa epilog. VLEN do të vazhdojë të qëndrojë deri me 6 Prill deri sa Arben Taravari të zgjedhë një rrugë të qëndroj me VLEN, të del i vetëm apo të bashkohet me BDI-në.

TS mëson më tej se në këtë takim është biseduar që Taravari të jetë edhe lider i VLEN-it një kërkesë e Albin Kurtit për të mbajtur të bashkuar koaliconin, por një vendim i tillë ka përfunduar pa ndonjë zgjidhje afatgjate, pasi Taravari është shprehur edhe para Albin Kurtit se raportet në VLEN janë të mira dhe nuk ka nevojë për ndonjë ndryshim për momentin.

Nga ana tjetër, Kurti nuk e ka të sigurtë postin e kryeministrit, nëse ai nuk do të jetë kryeminstër për katër vitet e ardhshme, themelet e VLEN-it mund të rrënohen më shpejtë se sa është parashikuar.

Deri në këto momente, as Albin Kurti e as liderët e koalicionit VLEN nuk kanë publikuar fotografi nga iftari i përbashkët në Prishtinë, që do të thotë se iftari mbetet vetëm një traditë Ramazani e jo ndonjë gëzim politik për të ardhmen e VLEN-it.

Andaj 6 Prilli do të mbetet si data e një statusi të Arben Taravarit ku ai di të merr vendim minutën e fundit dhe të befasojë edhe koalicionin edhe Mickovskin edhe BDI-në edhe Edi Ramën edhe ALbin Kurtin.

Ndryshe sipas njohësve të politikës thuhet se Arben Taravari si ASH mund të përfitojë mbi 5 komuna të sigurta nëse bashkohet me BDI-në, ndërsa nëse vazhdon me VLEN-in ai e ka të rrezikuar edhe Gostivarin dhe të mbetet pa asnjë komunë të vetme. /TS/