Është grabitur një fabrikë e kultivimit të kanabisit në fshatin Radanje të Komunës së Karbincit.
“Më datë 28.03.2025, rreth orës 00:20, në SPB Shtip është raportuar një vjedhje e kërcelleve të kanabisit. Është kryer kontroll në vend dhe është njoftuar prokurori publik. Po merren masa për zbardhjen e rastit. Fabrika është siguruar nga zyrtarët policorë që nga 5 mars 2025. Ndryshe, gjatë muajve të fundit në fabrikën e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore që ndodhet në fshatin Radanje të Komunës së Karbincit nuk janë regjistruar apo raportuar vjedhje”, njofton MPB.