Gjykata Speciale nuk i lejoi pjesëmarrjen në varrimin e babait, ministrja Haxhiu: Të mos shkelen të drejtat e Thaçit

Pas vendimit të Gjykatës speciale për mos lejimin e ish-presidentit Hashim Thaçi në varrimin e babait të tij, ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, iu drejtua Gjykatës Speciale në Hagë, duke kërkuar sqarime.

Ajo e quajti të padrejtë vendimin që të mos ia lejojnë ish-presidentit Hashim Thaçi pjesëmarrjen në varrimin e babait dhe i bërë thirrje Speciales të ndërmarrë “masa të menjëhershme që të mos shkelen të drejtat”.

LEXO EDHE:
Punëtori i sigurimit dhe grabitësi që u plagosën gjatë shkëmbimit të zjarrit në Veternik në gjendje të rëndë
“Mendojmë se ky vendim është i padrejtë dhe në bazë të rrethanave duhet rishqyrtuar. Ju kërkoj të më tregoni shqetësimet e mia dhe të ndërmerrni masa të menjëhershme që të mos shkelen të drejtat e z. Thaçi”, thuhet kërkesën e Haxhiut për Gjykatën Speciale.