Gjenerali Wesley Clark për tërheqjen e mundshme të SHBA-së nga NATO: Asgjë nuk do ta bënte Rusinë më të lumtur
Ish Komandanti Suprem i NATO-s, Wesley Clark, vlerësoi një raport që administrata e presidentit Donald Trump po konsideron ndryshimin drastik të strukturës së saj të komandës ushtarake, duke argumentuar se vendimi i mundshëm do të pengonte bashkëpunimin ushtarak midis SHBA-së dhe Evropës dhe do të “kënaqte” Rusinë.
“Asgjë nuk do ta bënte Rusinë më të lumtur”, tha Clark.
Bëhet e ditur se kjo deklaratë vjen pasi Pentagoni po shqyrton një plan që do të rezultonte që SHBA të heqë dorë nga pozicioni i saj si komandant suprem aleat i NATO-s në Evropë, shkruan the Hill.
“Komandat luftarake të SHBA-së janë maja e shtizës luftarake amerikane. Prandaj, ne jemi shumë të shqetësuar për raportet që pretendojnë se Departamenti i Mbrojtjes po shqyrton ndryshime të njëanshme në çështjet kryesore strategjike, duke përfshirë reduktime të konsiderueshme të forcave amerikane të stacionuara jashtë vendit, mungesë të koordinimit me Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin”, tha politikani Mike Rogers.
Një ditë më vonë, ish-udhëheqësi republikan i Senatit Mitch McConnell argumentoi nëse administrata do të vepronte sipas propozimit, kjo do të dobësonte në mënyrë drastike aleancën ushtarake të NATO-s, në të cilën SHBA ka mbajtur pozicionin e saj drejtues për gati 75 vjet.
“Dobësimi i udhëheqjes amerikane nuk do të forcojë interesat e NATO-s apo të SHBA-së. Nëse jemi seriozë për të inkurajuar aleatë më të aftë evropianë, tërheqja nga pozicioni ynë si udhëheqës i aleancës transatlantike do të ishte një mënyrë e çuditshme për ta treguar atë”, tha McConnell në një deklaratë.
Ndryshe, Trump ka kritikuar më parë lojtarët kryesorë ushtarakë të Evropës për mos shpenzimin e parave të mjaftueshme për mbrojtjen dhe mosdhënien e një shume të përshtatshme në NATO, një pakt i krijuar në vitin 1949.
Presidenti bëri thirrje për tërheqjen e SHBA-së nga aleanca gjatë mandatit të tij të parë në detyrë.