Gazetari nga Shqipëria Peka poston foto me djalin e presidentit të Kenias, ai shihet me foton e Jasharëve në bluzë

Gazetari nga Shqipëria, Cim Peka, para disa ditësh ka postuar një fotografi me djalin e presidentit të Kenias.

Në fotografi ai shihet me një bluzë në të cilën janë Adem Jashari, Hamzë Jashari dhe Shaban Jashari.

“Me djalin e Presidentit te Kenia, shteti i 118 qe njohu sot Kosoven shtet. Per te qene i sinqerte nje merite te vecante ka ish Presidenti Bexhet Pacolli!”

Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, këtë javë njoftoi se Kenia ka njohur pavarësinë e Kosovës duke u bërë vendi i 118’të.