Presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur sekret ADN-në e tij për dekada, por sipas gjermanes Bild identiteti i tij gjenetik është zbuluar pasi një grup hakerësh ka arritur të hyjë në kompjuterin e kushëririt të tij të dytë.
Sipas informacioneve të Bild, ky i fundit kishte bërë një test të ADN-së në dhjetor 2022 dhe me sa duket kishte ruajtur rezultatet në kompjuterin e tij duke përdorur një fjalëkalim jo shumë të sigurt.
Gjyshërit e Putinit thuhet se kanë qenë stërgjyshërit e këtij kushëriri– i quajtur Mikhail Putin (58 vjeç). Sipas Bild, të dy kanë një ngjashmëri gjenetike prej 6.25 përqind.
Mikhail dhe Vladimir të dy mbajnë të njëjtin haplogrup mashkullor Y – domethënë të njëjtin mutacion në kromozomet e tyre Y – sepse ata kanë një paraardhës të përbashkët në linjën atërore.
Përveç kësaj, ADN-ja e nipit thuhet se i përket haplogrupit të rrallë E-V13. Haplogroup E-V13 e ka origjinën rreth 10,000 deri në 20,000 vjet më parë dhe gjendet kryesisht në Evropën Jugore dhe në Ballkan, ku trashëgohet përmes linjës mashkullore. Ky varg gjenesh e ka origjinën në Kosovën e sotme, me Bild që ngre pyetjen nëse presidenti rus ka një prejaardhje gjenetike të familjes së tij nga Kosova e sotme
Për më tepër, ADN-ja thuhet se tregon një rrezik në rritje të kancerit të prostatës. Gjithashtu raportohet se i afërmi i Putin është gjenetikisht i prirur ndaj paranojës sipas gjenetikës së tij, por nëse kjo vlen edhe për Putinin, mbetet e hapur.