Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka sekuestruar 4 vetura për shkak se të njëjtat kanë bërë gara të jashtëligjshme. Disa prej veturave sipas policisë tejkalonin kufirin e lejuar të zhurmës, ndërsa disa të tjera kishin modifikime të palejueshme.
“Më 17.03.2025, Sektori për Siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB-Shkup përkohësisht ka konfiskuar katër vetura të udhëtarëve: “Mercedes”, “Audi”, “Chevrolet” dhe “Ford Mustang”, për shkak të pjesëmarrjes së tyre në të ashtuquajturat “gara në të zezë” në bulevardin “Brigada e Tretë Maqedonase” në Shkup. Pas marrjes së masave shtesë dhe kontrolleve në stacionin e kontrollit teknik, dy nga këto vetura janë sekuestruar përkohësisht sipas nenit 344 paragrafi 3 i Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor në kohëzgjatje prej 90 ditësh, gjegjësisht për shkak se krijonin shumë zhurmë. Gjithashtu, ndaj dy drejtuesve të dy veturave të tjera të pasagjerëve janë ngritur urdhërpagesa për papajtueshmëri teknike dhe vendosje të folive”, thonë nga MPB.