Nga Fondi për Sigurim Shëndetësor në Maqedoninë e Veriut (FSSHM) njoftojnë se ka mashtrime në internet në emër të këtij institucioni.
Nga ky institucion thonë se persona të panjohur përmes faqes fzom.net, po përpiqen të marrën të dhënat personale të qytetarëve, ndërsa theksojnë se faqja zyrtare e FSSHM-së është (fzo.org.mk).
“Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Maqedonisë (FSSHM) informon qytetarët për një mashtrim serioz phishing që po zhvillohet përmes një faqeje të rreme të internetit me adresën fzom.net. Kjo faqe interneti paraqitet si faqja zyrtare e FSSHM-së (fzo.org.mk) dhe synon të vjedhë të dhënat personale dhe financiare të qytetarëve.
Mashtruesit përmes fzom.net përpiqen të mashtrojnë qytetarët për të futur informacionin e tyre personal, duke përfshirë:
• Të dhënat personale (emri, mbiemri, numri amë, adresa);
• Të dhënat për sigurimin shëndetësor;
• Të dhënat për llogaritë bankare dhe kartat e kreditit;
• Emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet.
FSSHM paralajmëron kategorikisht qytetarët që të mos fusin të dhënat e tyre personale në faqen e internetit fzom.net. Faqja zyrtare e Fondit është vetëm fzo.org.mk.
Kontrolloni me kujdes adresën e internetit përpara se të vendosni ndonjë informacion personal.
Mos klikoni në linqe nga e-maile ose mesazhe të dyshimta.
Mos ndani emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet tuaja me askënd.
Raportoni çdo aktivitet të dyshimtë në FSSHM ose në stacionin më të afërt policor.
Faqja zyrtare e FSSHM-së kurrë nuk do t’ju kërkojë të fusni të dhëna bankare”, thuhet në njoftim.