FLM Presidente Gordana, Profesoreshë e nderuar për telefonatën

Ejup Berisha

Një gjest befasie më ka ndodhur dje. Më ka telefonuar Presidentja e nderuar dhe e respektuar Z.nj Gordana Siljanovska Davkova, njëherësh edhe Profesoresha ime gjithashtu e nderuar dhe shumë e çmuar. Ajo edhe pse tanimë në krye të Shtetit e njëjta i kishte ruajtur vyrtytet e larta njerëzore e morale si mirësinë, bujarinë por dhe njerzillëkun. Kur ishte punëtore arsimin e njëjta ishte e arsimuar, shumë punëtore e përkushtuar dhe mjaft e edukuar. Z.nj Gordana nuk ishte vetëm autoritet arsimor por edhe një mike shumë e mirë e studentëve. Një Intelektuale e madhe me dije shumë të mëdha akademike. Gjatë bisdës telefonike Presidentja më pyeti se si jamë apo siç themi te ne se si i kamë hallet. Unë i thashë se me shëndet jamë mirë por punët me qështjet egzistenciale nuk më bëjnë aspak, pra këtu në këto qështje jamë keq. Ajo më pyeti se pse e unë i thashë sepse ka kohë që kamë ngelur pa punë. Presidentja u befasua me përgjigjen që e morri nga unë. Më tha se si është e mundur kjo po ti ke qenë student shumë i mirë. I thashë Z.nj Presidente po por kjo këtu në vendin tonë nuk është ndonjë gjë e mirë apo ndonjë përparsi e madhe. Presidentes i sçarova se mund të jeshë student i mirë por mos të keshë mundësi të punësohesh askund pasiqë për punësimet në vendin tonë fjalën e parë dhe të fundit e ka Politika. Me tej Presidentes i thashë e nderuar mund të jeshë student i mirë por për fat të keq mund të mbetesh pa pune duke u sorollatur rrugëve të qytetit apo dhe fshatit duke mos pasur mundësi për ta siguruar egzistencën personale dhe te familjes që e ke. Presidentja Gordana më pyeti se cila është arsyeja se pse sjam në punë? I thashë pa punë më la ajo që ua thashë më herët politika apo me konkretisht subjekti politik shqiptar Bashkimi Demokratik për Integrim-BDI. U çudit edhe ajo por tha se unë duhet të shikoj përpara e jo mbrapa pasiqë këto ndodhi janë e kaluar tani më. Po i thashë janë ndodhi të kaluara por që kanë lënë pasoja shumë të rënda për mua dhe familjen time deri sot. Pra befasia e tërë kësaj telefonate të Profesoreshës time të nderuar dhe të respektuar apo të Presidentes së Republikës a e dini cila është, është pra kjo. Se unë që nga viti 2012 jamë pa punë dhe nga ajo kohë po bëhen ja 13 vite dhe asnjë funkcionari shqiptar nuk ju ka kujtuar të më telefonon që të më pyes se si jamë apo se si i kamë hallet edhe pse kamë kontaktuar me disa prej tyre që i kamë njohur për ta zgjidhur këtë qështje. Pra ka pasur përfaqsues të BDI-së me të cilët kamë biseduar për këtë temë por ata as nuk e kanë qa kokën për këtë gjë. Pra të njëjtët asesi nuk kanë pranuar që unë të punësohem në ndonjë institucion shtetëror dhe publik me qëllim që ta siguroj egzistencën time dhe të fëmijeve të mi. E une sa për informim të drejtë dhe të realitë të opinionit kamë konkuruar në më shumë se dyzet konkurse për punesim. Pra prej tyre të paktën në 16 prej tyre kamë qenë i përzgjedhur në mesin e tre kandidatëve më të mirë. Por kjo ka qenë e kotë sepse nuk kamë mundur të punësohem pasiqë strukturat e BDI-së këtu në Çair përher kanë qenë kundër punë
simit tim apo ato përher kanë ditur të thonë jo. Për fund e falenderoj Profesoreshën time të nderuar dhe Presidenten e Republikës që më telefonoi. Ripërsëris kjo eshte hera e parë që një funkcionar shteteror në rastin konkret mikja ime më pyet se si jamë apo dhe se si i kamë hallet kë
të pra nuk e ka bërë asnjë funkcionar shqiptar prej vitit 2012 e deri sot këtu në RMV. Pra brengën për mua
e kane pasur dhe e kanë vetëmse miqt e mi shumë të mirë Isen Saliu dhe Adnan Hajdari. Këta dhe vetëm këta tërë kohës janë interesuar dhe më kanë përkrahur dhe më përkrahin në çdo aspekt gjë që i falenderoj tej mase.