Zëvendëskryeministri i ngakuar për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai, sot priti në takim drejtorin e lartë rezident të NDI-së në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Sip, së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Gjatë takimit u diskutua mbi prioritetet e punës së Kabinetit të Zëvendëskryeministrit si dhe mbi zbatimin e projektit të NDI-së “Bashkësi me Integritet”, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Ambasada Suedeze.
Zëvendëskryeministri Fetai informoi të pranishmit për mbledhjen e parë konstitutitve të Trupit Ndër-resor për Koordinimin e aktiviteteve Kundër Korrupsionit, e cila do të mbahet javën e ardhshme. Në këtë mbledhje pritet të diskutohen ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit si dhe raporti mbi zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit.
Gjithashtu, Fetai njoftoi se kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në këtë mbledhje, duke dërguar një mesazh të qartë politik se lufta kundër krimit është një përkushtim i përbashkët i qeverisë. Në takim janë ftuar edhe ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas, ambasadorja e SHBA-ve, Angela Ageler, dhe ambasadori i OSBE-së, Kilian Vahl, për të nënvizuar mbështetjen e faktorit ndërkombëtar në këtë çështje.
Nga ana e tij, drejtori i NDI-së, Dejvid Sip, tha se projekti “Bashkësi me Integritet” synon të ndihmojë komunat në ndërtimin e sistemeve të forta institucionale dhe praktikave për integritet, me qëllim minimizimin e rreziqeve nga korrupsioni dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet publike. Ai njoftoi gjithashtu se tashmë është shpallur prokurorim publik për përzgjedhjen e organizatave joqeveritare që do të ndihmojnë komunat në krijimin e mekanizmave antikorrupsion, veçanërisht në fushën e prokurimeve publike.
Fetai dhe Sip ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin për gjetjen e fondeve nga donatorët për të mundësuar vazhdimësinë e zbatimit të projektit.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Plaka nga Tetova: “Me ardhë Bilalli te dera di them HUP, se çentë na hongrën” (VIDEO)
- Kane udhëheq Bayernin në fitoren e tyre kundër Chelsea
- Turisti holandez vdes pasi bie nga 100 metra lartësi në Qafën e Valbonës – pas 18 orësh tërhiqet trupi i tij – detaje
- Rexhepi takohet me artistët e Tetovës: Premton rikthimin e festivaleve tradicionale dhe mbështetje për artistët
- Afrim Gashi del me reagim: Vizita ishte në Preshevë, jo në Beograd
- Kosova, Shqipëria dhe Turqia bashkë në trajnim të avancuar për kërkim dhe shpëtim urban
- Blerand Ramadani i drejtohet Mickovskit: “Nuk mund ta zhdukësh vëllain tim!” (VIDEO)
- Rama publikon pamje nga rrënimi i tarracave në disa objekte në Shëngjin (VIDEO)
- Adela Liçina gruaja e parë me mbulesë në listën e VMRO-DPMNE për Këshillin e Komunës Saraj
- Arbër Ademi: Mickoski i shqetësuar, s’po i mjaftojnë votat për VLEN-in