Në kuadër të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtimin e proceseve të integrimit evropian, Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, sot në Shkup takoi homologun e tij malazez, Momo Koprivica.
Diskutimi u përqëndrua në reformat në kuadër të kapitujve 23 dhe 24 të negociatave për anëtarësim në BE, të cilët lidhen me sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe çështjet e brendshme.
Z. Fetai nënvizoi angazhimin e tij personal për këtë proces dhe informoi se kabineti i tij po bashkëpunon me UNOPS për përgatitjen e një metodologjie ndjekjen e zbatimit të masave antikorrupsion, e cila do të ndihmojë në vlerësimin e progresit në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit.
Ai gjithashtu njoftoi se po punohet për organizimin e një konference rajonale për luftën kundër korrupsionit, e cila do të shërbejë si platformë për shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e mekanizmave antikorrupsion sipas standardeve evropiane.
Zëvendëskryeministri malazez, Momo Koprivica, theksoi rëndësinë e forcimit të mekanizmave kundër korrupsionit, veçanërisht në dogana, përmes metodave të reja dhe bashkëpunimit ndërkufitar. Ai vlerësoi Maqedoninë e Veriut si partnere kyçe në rrugën drejt integrimit evropian dhe si një aleate e rëndësishme në NATO.
Gjithashtu, ai inkurajoi përshpejtimin e reformave kushtetuese dhe hapjen e negociatave me BE-në, duke ofruar mbështetjen dhe përvojën e Malit të Zi në këtë proces.
Të dyja palët u pajtuan për të vazhduar bashkëpunimin duke intensifikuar përpjekjet në mbështetje të reformave që forcojnë sundimin e ligjit dhe përshpejtojnë integrimin evropian të rajonit.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- RMV, nëse keni kundërshtime ndaj ndonjë projekti ndërtimor të fqinjit tuaj, nuk keni më të drejtë të ankoheni në Komunë
- Jepet paraburgim prej 30 ditësh për dy personat nga Tetova të cilët rrëmbyen dhe ushtruan dhunë fizike ndaj një fëmije
- Ali Ahmeti do të ndërmjetësoj pajtimin e Selës dhe Taravarit?
- Durmishi: Nuk ka rritje të inflacionit, masat e ministrisë dhanë efekt
- Mali i Zi dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje sigurie, Zelensky në Podgoricë më 15 maj
- Një nxënës i klasës së gjashtë ka ngacmuar një fëmijë me zhvillim atipik, i ka thënë “budalla”, i ka dhënë shuplakë – Drejtori këshillonte “në vend që të qajë, të përgatitet për sfidat e jetës”
- “Janë dhe 36 mijë zarfe pa dorëzuar”, Rama thirrje votuesve nga diaspora: Ka akoma kohë, mos prisni që të vijnë t’ia u marrin, çojini te DHL
- BFI: Qani Nesimi e humb betejën ligjore! Selver Xhemaili është myfti i myftinisë së BFI-Tetovë
- Haradinaj me homazhe në nderim të heroit Bahri Fazliu: Ishte frymëzim për rininë shqiptare
- Arrestohen disa persona për marihuanë në Shkup