Zëvendëskryeministri i Qeverisë i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai sot takoi ambasadorin e OSBE-së, Kilian Vahl dhe zëvendës shefen e Misionit në Shkup, Enrica Vida.
Në takim u diskutuan prioritetet e Planit strategjik të kabinetit të Zëvendëskryeministrit Fetai për vitin 2025, me vëmendje të veçantë luftës kundër korrupsionit, konfiksimit të aseteve kriminale, rritjes së transparencës së institucioneve dhe forcimin e dialogut strategjik me shoqërinë civile.
Poashtu, palët diskutuan edhe për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe për zhvillimet politike në vend dhe rajon.
“Ekspertiza dhe roli i OSBE-së janë të pazëvëndësueshme për forcimin e demokracisë, ruajtjen e sigurisë dhe përmbushjen e standardeve ndërkombëtare”, theksoi Fetai.
Ai faleminderoi ambasadorin Wahl për mbështetje të vazhdueshme të OSBE-së për Maqedoninë e Veriut duke shprehuar gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në zbatimin e prioriteteve të kabinetit, të cilat korrespondojnë me strategjinë e re të misionit të OSBE-së.
“Përpara, së bashku, për një të ardhme më të ndershme dhe më të sigurt”, u angazhua Fetai.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mickoski-Sjaojan: Marrëdhëniet midis dy vendeve tona bazohen në respekt, mirëkuptim dhe bashkëpunim të ndërsjellë
- Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
- Tmerr në Shkup: Një person e rreh të dashurën, e kërcënon me thikë dhe i shkatërron makinën në oborr
- Bllokada dhe protesta të reja të qytetarëve për shkak të konfiskimit të automjeteve, MPB thotë se po ndërmerr masa
- 75 kongresmenë amerikanë kundër pezullimit të vizave imigruese, në listë janë edhe Kosova e Shqipëria
- Këshilli Gjyqësor shkarkon sërish dy gjyqtare të Apelit për rastin „Telekom–Fokusnet“
- Ngjarje e rëndë në Shqipëri, 65-vjeçarja humb jetën pasi u sulmua nga qeni i fqinjit
- Arben Imeri zgjidhet kryetar Nëndega Poroj-PDSH
- Mexhiti: Mbështetja e BE-së kyçe për procesin eurointegrues dhe agjendën reformuese
- “Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e ka shkelur pragun e bazilikës”, Rama nis vizitën në Vatikan