Fëmija bie nga ballkoni i katit të katërt në Sarajevë, ndërron jetë në spital

Një fëmijë pesëvjeçar, i cili dje ra nga kati i katërt i një ndërtese në Sarajevë, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Sarajevës, raportojnë mediat lokale, përfshirë Klix.ba.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:20, kur fëmija ra nga ballkoni. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por disa orë më vonë humbi jetën për shkak të plagëve të rënda.

“Në orën 20:40, për fat të keq, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, në Qendrën Klinike Universitare të Sarajevës është konstatuar vdekja e një fëmije të lindur në vitin 2020, i cili ra nga ballkoni i katit të katërt të një ndërtese në rrugën Stupska”, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kantonit të Sarajevës.

Hetimi po udhëhiqet nga Prokuroria e Kantonit të Sarajevës dhe po realizohet nga oficerët e Policisë së Ministrisë së Brendshme.