FC Shkupi merr vendim: Tërheq numrin 77 dhe familjes së Lazarovit kontrata do t’i paguhet deri në skadim

Pas tragjedisë në Koçan ku humbi jetën edhe kojtari Andrej Lazarov i cili ishte pjesë e FC Shkupit, nga ky klub kanë marrë vendim për tërheqje të numrit 77 dhe kontrata e lojtarit do ti paguhet deri në skadim.

“Tërheqim numrin 77, familjes së Lazarovit kontrata do t’i paguhet deri në skadim

FC Shkupi ka marrë vendimin që të tërheqë nga përdorimi numrin 77, të cilin e mbante Andrej Lazarov deri në ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. Ky është një gjest shumë i vogël nga ana jonë, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij në klub.

Gjithashtu, klubi ka vendosur që familjes së tij t’i paguhen pagat sipas kontratës që Lazarov kishte me FC Shkupin.

Andrej Lazarov do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së FC Shkupit, dhe këto vendime të marra nga kryesira janë një shenjë e vogël për të nderuar kujtimin e tij” – thuhet në komunikatën e FC Shkupit.