Fatmir Limani e pranon se nuk i dhanë vizë amerikane, fajin e sheh te 2001-shi dhe Ali Ahmeti

Ministri i Politikave Sociale dhe Demografisë, Fatmir Limani e ka pranuar se Ambasada Amerikane në Shkup nuk ia ka dhënë vizën amerikane për një vizitë pune në SHBAA, ndërsa është arsyetuar se kjo, siç e quan ai, “pengesë të lëvizjes”, ka ardhur për shkak të flijimit të tij në kohën e luftës së 2001-it.

Postimi i plotë në Facebook i ministrit Fatmir Limani:

Arsyea e “pengesës së lëvizjes” së lirë është nga fakti që flijova gjithëçka, për të riatdhesuar Ali Ahmetin (bashkë me fëmijët dhe shokët e tij) në vendëlindje me forma dhe mënyra të palejueshme nga ligjet ndërkombëtare.

Kjo le të shërbejë si rikujtim për gjeneratat pasuese që të jenë të kujdes’shëm, se cilit i besojnë dhe për çka vetëmohohen deri në masën e prangosjes së përjetshme.

Nëse duani shpjegim më të qartë: i thuani Ali Ahmetit të zgjedhi një televizion debativ dhe u sqaroj…

Mua veprimtaria atdhetare më ndëshkon, ndërsa lloji juaj ndëshkohet për krime dhe vjedhje.