Pas një muaji izolim, nesër do të rikthehem për të mbrojtur veten, familjen, por edhe çdo shqiptar, që beson se:
Letrat anonime janë pjesa më e shëmtuar e regjimit që lamë pas e s’kanë vend në Shqipërinë moderne.
Shpallja “i dënuar” pa gjyq që në nisje, ndodhte në ditët më të errëta të ferrit komunist, por jo në një demokraci europiane.
Hetimi i biografisë personale apo vetting-u i paligjshëm, si ky imi për 20 vjet, ndodhte vetëm në kohën e Sali Enverit, por jo sot në shek. XXI.
Kërkesa për pendesë ende pa akuzë, ngjan me gjyqet popullore histerike në vitet ‘60, por jo në 2025.
Persekutimi i familjes nga një noter nga babi, me 5-a, pa meritë e pa ligj, ndërtues në konflikt interesi, nuk mund të jetë etaloni i Reformës në Drejtësi.
Lënia e kryeqytetit pa drejtim nga i votuari i njerëzve me një të rënë të lapsit është, në mos grusht shteti, grusht ndaj qytetit, punëve të tij dhe votuesve të Tiranës.
Shteti me “Uacap” në ditë pushimi, nga militantë të zellshëm të Saliut, sot hetues të Olsit, është fyerje ndaj reformës ku besuam të gjithë.
Trajtimi i sipërmarresve si “kulakë” dhe përgjimi i njerëzve të biznesit pa fakte, i përket Shqipërisë së pas luftës, jo të demokracisë.
Presioni ndaj dëshmitarëve, duke iu kujtuar burgun, prindërit e fëmijët, u përket xhelatëve të një regjimi, jo demokracisë.
Prezumimi i pafajësisë është detyrim për standard Europian, dhe jo histeri kolektive e banaqeve, portaleve dhe kundërshtarëve që me votë i mundëm 7 herë në Tiranë, e veç me dhunë mund të na heqin nga fushata.
Më shumë do të them nesër në seancë!
Shpresoj të jeni mirë! Kush po agjëron, e pastë sa më të lehtë, e kush më ka menduar e më ka mbajtur në lutje, Zoti ju bekoftë!
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Qeveria e RMV-së miraton grantin prej 3.7 milionë euro për vazhdimin e ndërtimit të korridorit 8 me Bullgarinë
- Haxhiu: Sot patëm mundësinë ta largojmë nga kryesia e Kuvendit përfaqësuesin e Listës Srpska- opozita s’pati guxim
- QMK: Gjithsej 10 zjarre në hapësirë të hapur deri në orën 18, tre nën kontroll, shtatë janë shuar
- MPB: Privohen nga liria dy shtetas të huaj në Tabanoc, i’u gjetën narkotikë dhe tableta të ndryshme
- Nenad Rashiq dështon të bëhet nënkryetar i Kuvendit, mori vetëm 55 vota
- Bilall Kasami takon banorët e lagjes Teqe
- Emërohen anëtarët e rinj të Komisioneve Komunale Zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025
- Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm kundër pjesëtarëve të KFOR-it
- Mexhiti: Taravari po shkon drejt zhdukjes, ai harron se edhe cilit koalicion i takon sepse shpesh i ndryshon qëndrimet
- Sllaveski: Personat që blejnë apartament për herë të parë do të kenë kushte më të favorshme kreditimi