Ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore do të kryejnë autopsitë dhe do të identifikojnë të gjithë personat e vdekur

“Ekipet janë gati dhe në trupat e të gjithë personave të vdekur do të bëhet autopsi dhe do të bëhet edhe identifikimi”. “Ne kemi gjashtë ekipe me nga dy ekspertë të autopsisë dhe duhet të përcaktojmë shkakun e vdekjes për të gjithë”, tha drejtori Stankov.

Identifikimi i të ndjerve deri më tani është bërë përmes dokumenteve të gjetura, fotografive apo njohjeve.

Sipas informacioneve të fundit zyrtare, të paktën 59 persona kanë humbur jetën dhe 155 janë lënduar nga zjarri në diskotekën Pulse në Koçan.