Aktivistët e nismës “Asnjëcentmëshumë” e kanë gjuajtur me tortë kryetarin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, në një parking në kryeqytet.
Aktivisti Dibran Hoxha ia hodhi tortën kur kryetari i ZRRE-së hyri brenda në veturë.
“Këtë torte e kemi ble për juve, këtë dhuratë e keni prej qytetarëve”, dëgjohet duke thënë ai.
Një protestë qytetare është paralajmëruar të mbahet të shtunën e 5 prillit në Prishtinë kundër rritjes së çmimit të rrymës.
Grupi “Asnjë cent ma shumë” ka njoftuar se kjo protestë do të nisë nga ora 15:00 në sheshin “Skënderbe” në Prishtinë.
Pakënaqësitë shpërthyen pas paralajmërimit për shtrenjtim të tarifave të energjisë elektrike për 15 për qind, nga 1 prilli. /Reporteri.net/