Gjatë bastisjes policore në shtëpinë dhe zyrat e një prej personave të dyshuar për përfshirje në prokurimet e dyshimta të derivateve të naftës, konkretisht të dyshuarit Asmir Jahoski, në vend që të përballej qetësisht me organet e ndjekjes, deputeti Ismail, babai i tij, ka shkaktuar një kaos të vërtetë, mëson NetPress nga burime brenda organeve hetimore!
Sipas informacioneve, deputeti ka refuzuar të hapë dyert e zyrave të tij zyrtare, duke mos iu bindur urdhrave të policisë dhe duke u thirrur në imunitetin parlamentar. Ndërkohë që ekipi hetimor po përgatitej për të hyrë dhe për të kryer veprimet hetimore, ai është përpjekur të marrë i pari disa dokumente dhe pajisje elektronike që mund ta lidhin me prokurimet e dyshimta.
Gjithashtu, burimet të
NetPress thonë se situata ka eskaluar në momentin kur policia ka gjetur një kasafortë me armë dhe para kesh gjatë aksionit.
Ky aksion është pjesë e një hetimi më të gjerë për prokurimet e paligjshme të derivateve të naftës dhe organet hetimore paralajmërojnë se kjo është vetëm fillimi – askush që e helmon dhe e vjedh popullin e vet nuk do të mbetet i paprekur nga drejtësia!