Do të sakrifikonte dashurinë për televizionin? Ja si përgjigjet Bora Zemani

E ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë Bora Zemani.

A është televizioni gjëja më e rëndësishme për të momentalisht?

Patjetër që është televizioni dhe mendoj që jam e fokusuar akoma edhe më tepër sepse jam me fat të jem në një karrierë shumë të mirë në gjënë që dua më shumë.

Do të sakrifikonte dashurinë për televizionin?
Shiko, unë jam shumë diplomatike si njeri edhe nuk sakrifikoj asgjë për asgjë. Unë i kam të gjitha. Do i menaxhoj situatat. Do kem edhe dashurinë, edhe televizionin dhe çdo gjë.

Lidhur me programet që ajo ka prezantuar së fundmi, pra për “Dancing with the Stars”, “Piramida” dhe “Për Shqiptarët”, cili është më i lehti për të?

Nuk di të them më i lehti sepse janë të gjitha shumë të vështira. Domethënë mund të them që “Dancing with the Stars” në rolin tim ndoshta është pak më i thjeshtë për mua, por duke menduar punën kolosale që bëhet nga një staf i tërë për atë program. Nuk besoj se e ka ndonjë produksion tjetër,asnjë lloj emisioni tjetër, aq punë sa ka “Dancing with the Stars”.