Ishin vëllezërit të parët që u takuan me ish presidentin Hashim Thaci në selinë e EULEX-it në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kosovë.
Më pas atë e ka vizituar bashkëshortja e tij Lumnija për të përmbyllur takimet familjare që ka nisur një ditë më parë ish presidenti Hashim Thaci gjatë vizitës së tij në Kosovë me leje të Gjykatës Speciale pas vdekjes së babait të tij.
Një numër i madh i të rinjve kanë protestuar për disa orë para objektit ku qëndroi Thaçi.
Ata kanë kërkuar drejtësi dhe liri për ish-presidentin Thaçi dhe krerët e tjerë të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Ata kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet “Liri për çlirimtarët”, “Drejtësi, jo politikë”, “S’kemi heronj për të sakrifikuar” e “Liria ka emër”.
Hashim Thaci u nis për në Hagë në mesditë.
Kjo është hera e dytë që Thaci ka vizituar Kosovën gjatë këtij muaji. Herën e parë ai ishte në QKUK më 13 mars të të vizituar babain e tij në gjendje të rënduar shëndetësore ndërsa kjo vizitë iu lejua pas vdekjes së babait.
Ish krerët e UCK-së Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po përballen me aktakuza për krime luftë në Hagë.