Në seancën e sotme të Komisionit për Punë Sociale, Rini dhe Demografi,
kryetarja e këtij Komisioni Imerlije Saliu, njëherit deputete nga radhët
e Alternativës dhe Koalicionit VLEN nuk ka pranuar që të futet në rend
dite propozim ligji për “Branitellat” nga ana e deputetit të LSDMS-së,
Oliver Spasovski.
Me këtë rast, Oliver Spasovski ka paralajmëruar se do ta padis deputeten
për pengimin e vendosjes në rend dite të Ligjit për “Branitellat”.
Menjëherë pas paralajmërimit për padi, ka ardhur edhe reagimi i
deputetes Saliu, e cila ka ndarë me opinionin datën 14 mars që përkon me
krismat e para të UCK-së në Kalanë e Tetovës.
“ Çfarëdo qoftë veprimi i LSDM ndaj meje individualisht, nuk është aspak
problem përballë kauzave kombëtare siç është rregullimi i statusit të
pjesëtarëve të UÇK, qofshin padi penale ose çfarëdo që u vjen atyre në
mend.
Nervozizmi i tyre është i dukshëm sepse sot realisht u ngeci propozim
ligji i Branitellave.
E gjithë kjo ndodhi sot, ku sipas dispozitave të Rregullores e ngarkuar
nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, udhëhoqa
me mbledhjen e Komisionit për Punë Sociale, Rini e Demografi.
Arsyeja e kësaj ishte që, në mungesë të kryetarit të komisionit, ta
zhbllokojmë Ligjin e pensioneve, që është jashtëzakonisht i rëndësishëm
për kategorinë më të nderuar të qytetarëve tanë.
E prirë nga ky detyrim, e pranova këtë detyrë dhe e kreva konform
Rregullores, duke mos lejuar që opozita ta sabotojë interesin e
pensionistëve, por edhe duke e pamundësuar dikush nga kjo opozitë e
çoroditur ta kthejë temën e “Branitellave”, ku ata mendojnë se e kanë
shpëtimin e vetëm, por që derisa jemi ne aty, nuk kalon.
Vazhdojmë me konsistencë, përkushtim e përgjegjësi.
ps: 14 Mars 24 vite më parë në krismat e para në kalanë e Tetovës dikush
dha jetën që NE të jemi sot këtu!”, ka shkruar Saliu.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Thaçi intervistohet në Hagë nga gazetari gjerman, Michael Martens
- LAMM: Pa vonesa në pikat kufitare të vendit
- Gjerma: Një plagë e hapur në Komunën e Tetovës
- “Gjyqtarët kërkojnë 37 milionë euro plus nga buxheti i shtetit për t’i rritur pagat vetes” – Rama: S’ka ligj e Kushtetutë që ua jep këtë të drejtë! Arritën në pikën që të sulmojnë publikisht qeverinë
- Mot i ndryshueshëm me vranësira me erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi juglindor
- “Prindërit prej kohësh në burg”/ Vrasja e 22-vjeçares me thikë, arrestohet vëllai i saj i madh, ishte pjesë e grupit kriminal
- Kuvendi për provimin e jurisprudencës: Gashi e ka pranuar peticionin e studentëve, ia ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë
- Sindikatat nisin bllokadat: Më 10 shkurt rrethohet Kuvendi, kërkohet rritja e pagës minimale në 600 euro
- Toshkovski: “Safe City” ul ndjeshëm viktimat dhe të lënduarit në Shkup
- 100 autobusë të rinj për transportin publik në Shkup